Ndiheni të lodhur? Ja 6 shenja që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë B12

Pak a shumë i dimë lëndët ushqyese që na duhen në dietën tonë: proteinat, perimet me gjethe jeshile të pasura me hekur dhe fibra (për funksionimin e mirë të zorrëve). Por sa prej nesh e dinë rëndësinë e vitaminës B12? Edhe pse është thelbësore për shumë funksione të trupit, diskutohet rrallë. Më poshtë po shpjegojmë pse na duhet dhe cilat shenja tregojnë se mund të mungojë në dietën tonë.


Çfarë është vitamina B12?

Vitamina B12, e njohur gjithashtu si kobalamina, është një vitaminë e tretshme në ujë, thelbësore për shumë funksione të trupit. Trupi nuk mund ta prodhojë vetë, ndaj duhet ta marrim nëpërmjet produkteve shtazore si mishi apo suplementet. Duke qenë se nuk ruhet në sasi të mëdha, ka nevojë për rimbushje të shpeshtë.

Çfarë bën vitamina B12?

“Vitamina B12 është e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit nervor, ndërtimin e ADN-së dhe rruazave të kuqe të gjakut”, shpjegon Shenaz Shariff, themeluese e Klinikës së Fytyrës dhe Trupit dhe anëtare e Shoqatës Britanike për Mjekësinë e të ushqyerit dhe stilit të jetesës. “Gjithashtu ndihmon për të mbajtur lëkurën, flokët dhe thonjtë tuaj të shëndetshëm”. Pa një sasi të mjaftueshme të vitaminës B12, trupi ka probleme me prodhimin e mjaftueshëm të qelizave të kuqe të gjakut të shëndetshme, të cilat mund të çojnë në probleme të ndryshme shëndetësore.

6 shenja që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë B12

1. Energji e ulët, lodhje, konfuzion dhe probleme me kujtesën

Një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës B12 është mungesa e energjisë ose lodhja, edhe pas gjumit adekuat”. Mungesa e B12 mund të ndikojë në funksionin njohës dhe përqendrimin.

2. Ndryshimet e humorit

Vitamina B12 e pamjaftueshme mund të shkaktojë ndryshime të humorit. Hulumtimet kanë treguar se nivelet e ulëta të B12 janë të lidhura me depresionin, për shkak të efektit të vitaminës në serotonin, e cila rregullon humorin.

3. Kërcitje në duar dhe këmbë

Mund të vëreni ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë. Kjo ndodh sepse vitamina B12 është e përfshirë në zhvillimin e funksionit nervor dhe mungesa e saj mund të shkaktojë çrregullime.

4. Dhimbje koke

Mbështetja e sistemit nervor qendror nga vitamina B12 do të thotë se mungesa e saj mund të çojë në simptoma neurologjike si dhimbje koke.

5. Anemia dhe lëkura e zbehtë

Ju gjithashtu mund të vëreni se lëkura juaj bëhet e zbehtë ose e verdhë. Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi, duke çuar në funksion të dobët të qelizave të kuqe të gjakut dhe ndryshime në pamjen e lëkurës.

6. Frymëmarrje

Nivelet e ulëta të vitaminës B12 ndikojnë në aftësinë e qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen, duke shkaktuar gulçim.

Pse mund të keni pak vitaminë B12?

Kjo ndodh shpesh nëse nuk hani mjaftueshëm ushqime të pasura me B12, si mish, peshk, vezë ose bulmet, veçanërisht nëse jeni vegjetarian ose vegan.

Çfarë mund të bëni për të rritur vitaminën B12?

“Sigurohuni që dieta juaj të përfshijë ushqime të pasura me vitaminë B12”, këshillon Reema. Këto përfshijnë mish, peshk, vezë, bulmet, drithëra të fortifikuara, maja ushqyese dhe qumësht me bazë bimore me B12 të shtuar. Nëse dyshoni për mungesë, konsultohuni me mjekun tuaj për analizat e gjakut dhe suplementet e duhura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme