Ndihma amerikane 51 mijë eurosh për QKUK-në

Punëtorët shëndetësorë, të cilët shërbejnë në sallat e operacioneve në Qendrën Klinike Universitare prej kësaj së enjteje, do të kenë më të lehtë trajtimin e pacientëve që vijnë të kurohen nga gjithë Kosova.

Ky shërbim, i cili është më i ngarkuari në tërë QKUK-në ka përfituar një donacion prej 51 mijë dollarëve nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Donacioni përmban rreth 2 mijë instrumente kirurgjikale.

Drejtuesit e Shërbimi Klinik Universitar të Kosovës, gjatë pranimit të këtyre pajisjeve falënderuan popullit amerikan për ndihmën.

Drejtori Gjeneral i këtij shërbimi, Curr Gjocaj, ka thënë se pajisjet e dhuruara do t’ia lehtësojnë punën shërbimit kirurgjikal të QKUK-së dhe do të rrisin cilësinë e shërbimeve të këtij institucioni.

Nga ana tjetër, edhe Stephan Banks, Shef i Sektorit Politik, është shprehur entuziast gjatë dorëzimit të pajisjeve.

Banks, duke treguar vlerën e pajisjeve, ka thënë se shpreson që instrumentet e dhuruara të shërbejnë si mjete jetike kirurgjikale për pacientët që kërkojnë ndihmën mjekësore.

Zyra amerikane për Koordinim të Mbrojtjes në Kosovë që dhuroi këto pajisje, ka një traditë në ofrimin e ndihmës së saj për shëndetësinë kosovare.

Gjatë viteve të kaluara, e njëjta zyrë ka dhuruar pajisje në lavatoren qendrore, ka rinovuar disa klinika kirurgjike, duke përfshirë edhe atë infektive.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme