Ministri i Arsimit, Jeton Shqiri menjëherë sapo ka marrë postin e ri ka vendosur kontakte me të gjithë drejtorët e shkollave për të mësuar nga afër për gjendjen aktuale në arsim si dhe për të parë deri ku janë me përgatitjet për fillimin e mësimit me prezencë fizike, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Ai shprehet i vetëdijshëm ëpr pasojat e pandemisë në fushën e arsimit, por shpreson se me një angazhim dhe kontribut më të madh të mësimdhënësve kjo situatë do të tejkalohet.
“Kjo gjë nuk ndodh vetëm në vendin tonë, siç e dimë pandemia është më e gjerë dhe përfshirëse në gjithë sistemin. Është java e tretë që jam në krye të detyrës, që në ditët e para kam lidhur me komunikimin menjëherë me gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme, për t’i dëgjuar nga afër për situatën aktuale dhe për përgatitjen për fillimin e gjysmë vjetorit të dytë. Askush nuk e ka dëshiruar pandeminë, dhe më së paku janë nxënësit dhe fëmijët”, tha Shaqiri./ Alsat.mk