Ndodh edhe kjo! Qeshi kur kaloi Edi Rama, shoqërohet në polici gruaja 45-vjeçare

Një ngjarje e pazakontë për një vend të lirë dhe demokratik raportohet të ketë ndodhur në Tiranë.

Një 45-vjeçare është shoqëruar në polici pasi ka qeshur në prani të kryeministrit Rama.

Më konkretisht, në raportin e shërbimit thuhet një grua e identifikuar si Teuta Baçi, banuese në Tiranë, ishte duke dalë nga puna e saj tek Kalaja e Tiranës, kur ka qeshur me të madhe, në kohën kur Rama po thoshte diçka.

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar rastin në rrjetet sociale dhe thotë se Teuta Baçi u shoqërua për disa orë pasi po qeshte me zë të lartë te rruga “Fuat Toptani”. E qeshura i ka bërë efektivët të besojnë se gruaja ka shkelur ligjin dhe ka prishur rendin dhe sigurinë publike.

Teuta Baçi ka deklaruar se ka qeshur pasi ka dalë kryeministri Edi Rama nga Kalaja e Tiranës, i ka thënë diçka që ajo se ka kuptuar dhe më pas ka qeshur.

POSTIMI I PLOTË I ANILA HOXHËS:

Gruaja qe qesh…!

Nje 45 vjecare me inicialet T.B, perfundoi per pak ore ne komisariatin numer 1 me urdher te gardes, pasi keta te fundit e konstatuan duke qeshur e per kete arsye sipas tyre, ajo po prishte rendin dhe qetesine publike. Madje akoma dhe me teper.

Burimet zyrtare me thone se ngjarja – ka ndodhur ne daten 15 tetor ne kryeqytet, ne rrugen Fuat Toptani ne oren 20.10. Mes personave qe kane dhene deklarate nuk eshte vetem gruaja qe u shoqerua dhe u pyet, por edhe polici i patrulles qe shprehet se ;
– une nuk kam konstatuar qe kjo femer te prishte qetesine publike.
“Por ate e solli punonjesi i
Gardes se Republikes ‘ shpjegon si deklarues qe tregon rrethanat e hetimit oficeri D. D.
Historia e pabesueshme ” e qeshjes se ndaluar” shtjellohet akoma me teper me rrefimin e vete gruas qe qeshi.
‘ Isha duke dale nga puna qe ndodhet ne Kalane e Tiranes dhe pashe kryeministrin, ku pasi ai tha dicka qe une nuk e degjova mire , qesha me ze te larte”.

Ne keto momente policia e zene ngushte nga kerkesat e Gardes per ta shoqeruar kundravajtesen, e shoqeroi per veprimet e para hetimore ne komisariatin numer 1. ‘ Femra ne momentin qe na i dorezoi punonjesi i gardes nuk kishte maske ne fytyre dhe ne keto rrethana u aplikua gjoba ndaj saj” deklaron oficeri i cili fillimisht mesohet te kete hezituar dhe per tju bindur gardes ka kerkuar ta kryeje shoqerimin pak minutesh te gruas qe qesh . Polici thotë se ka kerkuar nje sherbim ne te cilin duhet te merrte pjese ne aksion edhe nje oficere femer.

Kjo qe sapo shkrova nuk eshte anektode. Ka ndodhur vertet ne mes te Tiranes dhe raportohet pikerisht keshtu ne shkresat zyrtare. Teutes i kushtoi e qeshura nje xhiro ne polici.

Neser , dikujt tjeter mund ti kushtoje me shume, por mos rrini asnjehere pas qeshur. Eshte ilaci me i mire per jeten!

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme