Kreu i kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radović ka vdekur pasi që ishte infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, kjo gjë nuk i ka penguar serbët, pasi që kufoma e tij është vendosur për nderime para ceremonisë së varrimit, ku shumë qytetarë po e nderonin atë me rite të çuditshme në kohë pandemie, duke puthur duart e tij dhe mantelën e peshkopit të cilën e mbante të veshur.
Amfilohije është i njohur edhe si aktivist ekstremist që kishte përkrahur Karadjicin, Arkanin dhe Millosheviçin, ku në vitet e fundit të jetës së tij, kryepeshkopi deklarohej i penduar pse nuk bëri më shumë për ta mbrojtur Slobodan Millosheviçin, i cili bëri shumë krime në shumë shtete të Ballkanit duke përfshirë edhe Kosovën.
Sipas mediave serbe, njësia e paramilitarëve serbë për një kohë të gjatë ka siguruar manastirin dhe shumë njerëz e kujtojnë se si Amfilohije dhe disa priftërinj të tjerë të Cetinës dërguan “Tigrat” në betejë në Bosnjë e Hercegovinë me lutje.