Ndotja e ujit për pije rikthen përplasjet mes pushtetit dhe opozitës

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Ndotja e ujit për pije ka përplasur sërish opozitën dhe pushtetin. Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë, ka akuzuar Qeverinë se uji nuk është për pije në më shumë se 50 vende, ndërkohë që Qeveria vazhdon të vonohet me masat që duhet të merren, me theks të veçantë në Gostivar, ku shtohet rreziku për paraqitjen e verdhëzës. Nga Lidhja Socialdemorakte e Maqedonisë kanë kërkuar përgjegjësi për Gostivarin.

“Mickoski dhe Klekoski japin deklaratë në kundërshtim me njëra tjetrën. Klekovski thotë se deri në fund të javës uji në Gostivar do mund të pihet, ndërsa Mickoski thotë se ka baktere të re. Ky është një kolaps total institucional, rezultat i pa aftësisë, pakujdesisë dhe injorimit total të nevojave elementare të qytetarëve nga ana e tender patriotëve. Derisa Mickoski hap pishina dhe shkon në ekskursione Klekoski mban press konferenca mijëra njerëz sëmuren ndërsa i gjithë shteti po kthehet në zonë rreziku”, deklaroi Maja Borozan, LSDM.

Reagon vazhdimisht edhe VMRO-DPMNE-ja. Akuzuan kreun e LSDM-së Venko Filipçe se pikërisht në kohën kur ai ishte ministër i Shëndetësisë, uji në Gostivar ka rezultuar i ndotur në disa raste, por është fshehur rasti dhe nuk është reaguar. Sipas VMRO-së kjo është gjendje është pasojë e mosreagimit nga qeveria e kaluar.

“Kjo që sot por ndodh në Gostivar, është pasojë e mos kujdesit të pushtetit lokal ndërsa atë pushtet sot e udhëheqin LSDM, BDI dhe Taravari, andaj dhe duhet të ketë llogaridhënie. Herën tjetër, para se të mbaj leksione e të mbledhë pikë politike, Filipçe duhet të dijë se banorët mbajnë mend se si udhëhiqej sistemi shëndetësor në kohën e tij, andaj dhe ai është i fundit që ka të drejtë të ndaj leksione për shëndetin publik”, tha Valentin Manasievski, VMRO.

Ndryshe, përplasjet e opozitës dhe pushteti vijnë pikërisht në kohën kur banorët e Gostivarit, edhe përskaj temperaturave ekstreme, përballen me mungesën e ujit për pije./Alsat.mk.

The post Ndotja e ujit për pije rikthen përplasjet mes pushtetit dhe opozitës appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme