Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar dhe gjobitur pesë kompani për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut. Mes listës së subjekteve është sërish kompania “Gjikuria”. Kjo është gjoba e tretë brenda pak muajsh.

Më 1 korrik u evidentua se impianti i trajtimit të ujërave të ndotura të kompanisë “Gjikuria” operonte pa Leje Mjedisore të Tipit B. Po ashtu, edhe më 29 maj “Gjikuria” u ndëshkua me 1 milionë lekë gjobë për hedhjen e dherave dhe inerteve në fshatin Dhërmi.

Listës së kompanive të ndëshkuara u shtohet edhe Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018.
IKMT bën me dije se aktiviteti i kompanive është pezulluar për shkak të mosrespektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore.
The post Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Gjobiten kompanitë Gjikuria, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018 appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



