Siç parashikojnë meteorologët, sot pritet të mbajë mot me shi, duke vazhduar edhe nesër por me rënie temperaturash. Vikendi do jetë me diell dhe përsëri do të ngriten temperaturat
Temperaturat e ajrit, kryesisht do të luhaten mbi vlera mesatare, pos ditën e premte, kur do të pësojnë rënie të ndjeshme. Minimalet do të luhaten nga 5C deri në 8C, ndërsa maksimalet ndërmjet 15-20C, e ditën e premte do të zbresin deri në 12C.
Mëposhtë keni parashikimet e motit nga sot (5 prill) deri më 9 prill.
5.04-6.04 – Të enjten në mëngjes riga lokale shiu. Gjatë ditës mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e premte, mot i ftohtë dhe kohëpaskohe me shi.
7.04 – Reshjet e shiut vazhdojnë deri të shtunën në mëngjes. Gjatë ditës mot kryesisht i vranët.
8.04 – Mot i mirë dhe kryesisht me diell.
9.04 – Mot i ngrohtë, pjesërisht i vranët.
Tabela e temperaturave
Të enjten do të fryejë erë mesatare nga jugperëndimi 3-5m/s, ndërsa ditën e premte mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-11m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres rreth vlerave normale, e në fundjavë sërish do të rritet mbi këto vlera.