Ndryshimet kushtetuese, Gashi: “Mund të dalim nga qeveria, por pa 80 vota nuk ka ndryshime kushtetuese”

Në një intervistë në lajmet qendrore në Alsat, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi deklaroi se ndryshimet kushtetuese mund të realizohen vetëm kur të sigurohen 80 vota në Kuvend. Gashi shtoi se edhe mund të dalin nga qeveria për ndryshimet kushtetuese, por kjo nuk do te ishte zgjidhje pasi përsëri duhen 80 vota.

“Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin kur ti kemi 80 deputët dhe këtë e di i gjithë opinioni se pa i pasur 80 vota nuk ndryshohet kushtetuta. Qoftë brenda apo jashtë shtetit ne duhet që bashkërisht të angazhohemi në procesin që do të sjell deri tek ndryshimi i kushtetutës.” Tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

I pyetur nga gazetarja Semra Musai se çfarë porosie u dërgoni votuesve tuaj pasi në pushtet keni ardhur edhe me premtimin për t’i bërë ndryshimet kushtetuese dhe se a keni një vij të kuqe se deri kur mund të toleroni një qasje të tillë dhe të prisni? Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi u përgjigj;

“Fatkeqësisht këto procese të rënda kërkojnë shumë mund, angazhim dhe nuk mendoj se duhet të behët betejë brenda etnike apo brenda shtetit për atë se çfarë duhet. Ne nuk e kemi problem edhe të dalim nga qeveria por a ka garanci se do të behën kështu ndryshimet kushtetuese. Nuk është puna se të vendosim vetëm kushte por duhet gjetur zgjidhje. Tha; Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Semra Musai, Gazetare: Por duhet të keni edhe një plan apo strategji se si të ecë vendi përpara?!

“Unë personalisht dhe nomenklaturës politike që i takoj jemi të prirë për të gjetur zgjidhje. për këtë punë punojmë dhe angazhohemi çdo ditë.” Tha; Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme