Ndryshimet në Kodin Penal parashohin dënime për shpërdorim të detyrës zyrtare

Gazetar: Adrian Kerimi

Më ndryshimet e reja që planifikohen të bëhen në Kodin Penal, do të propozohet rikthimi i dispozitave që sanksionojnë shpërdorimin e detyrës zyrtare. Nuk dihet kur do të nisë procedura, por Qeveria e re e ka në plan plotësimin e Kodit Penal dhe dispozitave ndëshkuese. Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se do të propozohet rikthimi i dispozitave që i referohen neneve kundër shpërdorimit me detyrën zyrtare, abuzimit me fondet publike dhe dëmin ndaj buxhetit të shtetit.

“Ndryshimet në Kodin Penal ishte në funksion të disa funksionarëve që në të kaluarën ikën nga shteti dhe ikën nga gjyqësia, ishin një ndihmë dhe porosi e keqe ndaj luftës kundër korrupsionit, ishte një përkrahje për korrupsionin dhe do ta shqyrtojmë seriozisht kthimin e shtetit ligjorë dhe t’i bëjmë ndryshimet e nevojshme në përputhje me atë që secili që ka gabuar ndaj ligjit të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendëskryeministër i parë.

Me ndryshimet e fundit të miratuara në shtator të vitit kaluar, shpërdorimi me detyrën zyrtare dhe veprat që ndërlidhen me fondet publike trajtohen si dëme materiale pa përgjegjësi penale.

Ndryshimet mundësuan që dhjetëra vepra të ish Prokurorisë Speciale Publike të vjetërsohen apo parashkruhen, ndërsa dëmi ndaj buxhetit të shtetit për procedurat e zbatuara ligj-zbatuese arriti në dhjetëra miliona euro. Ndryshimet hynë në fuqi falë procedimit të ligjit me flamurin e BE-së. Ish presidenti Stevo Pendarovski nuk kishte refuzuar ligjin dhe e kishte dekretuar një ditë pas miratimit, ndërkohë propozimi në Kuvend kishte arritur me firmën e zëvendësministres së Drejtësisë, pasi ministri Krenar Lloga kishte deklaruar se në ditën kur është dorëzuar propozimi ka qenë në udhëtim jashtë vendit. Ndryshimet i kishte kritikuar BE-ja dhe SHBA-ja duke i cilësuar si amnisti jo të drejtpërdrejtë për funksionarët e korruptuar. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme