Ndryshimi i kufijve të Ballkanit, Këshilli i BE konfirmon ekzistencën e dokumentit për ‘Non Paper’ misterioze

Këshilli i Bashkimit Evropian i ka konfirmuar agjencisë austriake të lajmeve APA se ekziston një dokument në lidhje me pretendimin e “non paper” slloven për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sidoqoftë, nga Këshilli i BE-së thuhet se dokumenti nuk u bë publik, sepse do të rrezikonte marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nga Këshilli i BE-së thonë se Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit ‘identifikoi vetëm një dokument’ që plotëson kriteret e përmendura. Këshilli i BE-së e publikoi këtë mesazh në faqen e tij të enjten në mbrëmje”, shkruan media sllovene 24ur. https://www.24ur.com/novice/slovenija/v-svetu-eu-potrdili-obstoj-dokumenta-povezanega-s-skrivnostnim-non-paperjem.html

Megjithatë, pas shqyrtimit të çështjes, ata vendosën të mos lejonin qasjen në dokument, sepse çështja përbën qartësisht përjashtim nga direktiva, sipas së cilës institucionet mund të refuzojnë qasjen në dokumente, zbulimi i të cilave do të ‘rrezikonte interesin publik’.

 “Non paper’ i pretenduar slloven ngriti shumë shqetësim në mes të prillit, si në Ballkan ashtu edhe në Slloveni. Ky dokument jozyrtar, i botuar nga mediat sllovene, propozon ndryshim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Përfundimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, ndër të tjera, përfshin ide rreth shpërbërjes së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në atë dokument. Në rajon, ide të tilla janë hedhur poshtë duke u klasifikuar si tejet të rrezikshme, sepse ato mund të çojnë në luftëra të reja.

Sipas raporteve të mediave, në përgatitjet për presidencën e Sllovenisë në Këshillin e BE-së, Kryeministri Slloven Janez Jansha gjithashtu ndihmoi në përhapjen e idesë nga ‘non paper’, të cilën ai e mohoi.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme