Ndryshimi i Ligjit për Specialen, nesër nis nënshkrimi i peticionit

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nesër në ora 11.00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të fillojnë me nënshkrimin e peticionit, përmes të cilit kërkojnë që Kuvendi i Kosovës të bëjë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, për çështjen diskriminuese ndaj Kosovës.

Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar më herët se Gjykata Speciale është e njëanshme, ndërsa theksoi se duhet të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime lufte, duke i përfshirë edhe serbët, transmeton kp.

Sipas Gucatit, me 10 mijë nënshkrimet e mbledhura do të arrijnë të rikthejnë për shqyrtim këtë çështje në Kuvend.

Ndryshe, pëlqimin për këtë peticion të ndërmarrë nga OVL e UÇK-së, e kanë dhënë edhe OJQ e organizata të shoqërisë civile.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme