E tërë agjenda e vizitës së kryeministrit të Malit të Zi në Kosovë, Dushko Markoviq, do të shtyhet për dy orë.
Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë nga qeveria e Kosovës, të cilët kanë thënë se shkak i kësaj janë kushtet e pafavorshme atmosferike.
Markoviq pritej të mbërrinte në qeveri në orën 8:30.
Mirëpo, ai ende nuk ka arritur në aeroportin “Adem Jashari”.
Në këtë vizitë Markoviq do të takohet me kryeministrin Haradinaj, si dhe me kryekuvendarin Kadri Veseli, ku pos tjerash do të diskutohet edhe rreth Demarkacionit.
Vizita e sotme e kryeministrit malazez ka bërë që të bllokohet sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ai ‘ibrahim Rugova’.