Në 3 muajt e fundit, 4681 refugjatë në “Vinojug” – Spasovski: Hyrjet ilegale janë ulur për 50%

Gazetar: Avni Tahiri

Vetëm në tremujorin e fundit në piken kufitare Vinojug janë evidentuar 4681 refugjat nga të cilët 4594 janë kthyer serish për në Greqi. Nga numri i përgjithshëm, 197 janë gra, 54 fëmijë, 38 të mitur të pashoqëruar dhe 26 azilkërkues. Vendet e origjinës të shumicës prej tyre janë nga Siria, Palestina, Pakistani, Algjeria, Egjipti, Nigeria, Kongo, Kameruni, Sierra Leone, Nepali dhe Kina.

Nga MPB njoftojnë se vetëm gjatë muajit shtator të këtij viti janë zbuluar 16 raste në të cilat është parandaluar kontrabanda e gjithsej 228 emigrantëve, shumica prej tyre janë emigrant nga Lindja e Mesme.

“Sipas vendit të origjinës, numri më i madh i emigrantëve të kontrabanduar janë nga Siria dhe atë 161 emigrant, 30 nga Kongo, 14 nga Iraku, pesë nga Turqia, dhe nga katër nga Angola dhe Pakistani, dhe një numër më i vogël nga vendet e tjera. Numri më i madh i rasteve është zbuluar nga zyrtarët policorë në piken kufitare Vinojug”, thonë nga MPB.

Sipas MPB-së ndaj 15 personave prej të cilëve edhe shtetas të Serbisë, janë marrë masat e ndjekjes penale për kryerjen e 11 veprave penale “kontrabandë me emigrantë” dhe katër vepra penale “bashkëpunëtor në kontrabandë emigrantësh”.

Përveç pikës kufitare Vinojug, në qendrën transitore kufitare Tabanoc në tremujorin e fundit kanë qëndruar 359 emigrant nga të cilët asnjëri prej tyre nuk ka qenë azilkërkues i vendit tonë dhe të gjithë janë larguan nga kjo qendër pas një kohe të shkurtër. Nga numri i përgjithshëm i këtyre 359 emigrantëve, 33 kanë qenë gra, 37 fëmijë dhe 23 të mitur të pashoqëruar. Shumica prej tyre nga Siria, Palestina, Maroku, Nepali dhe Algjeria.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski në një intervistë për Agjencinë MIA tha se për momentin nuk pritet valë e re e emigrantëve apo tentativa për të hyrë në territorin e vendit tonë.

”Kemi efikasitet në zbulimin e kontrabandës së emigrantëve, por edhe procedura tregon se kemi një rënie në krahasim me vitin e kaluar dhe edhe një herë konfirmoj përkushtimin e policisë kufitare të Maqedonisë së Veriut në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, deklaroi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme.

Sipas Spasovski krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, për 50 % kemi rënie të numrit të emigrantëve dhe hyrjeve të paligjshme në vend. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme