Në aeroportin ‘Adem Jashari’, arrestohen tre persona për falsifikim të dokumenteve

Në Aeroportin “Adem Jashari”, janë arrestuar tre persona pasi kishin falsifikuar pasaportat.

Të enjten, gjatë orës 20:00, I dyshuari nga Shqipëria është arrestuar pasi është prezantuar me pasaportë të falsifikuar të shtetit të Greqisë dhe është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Greqisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Vetëm 30 minuta më vonë, në orën 20:30 janë arrestuar edhe dy persona tjerë, shtetas të Turqisë, një mashkull dhe një femër pasi kishin tentuar të hyjnë në Kosovë, me pasaporta të falsifikuara të shtetit të Danimarkës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull turk shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Danimarkës. Është arrestuar e dyshuara femër turke shtetase e Turqisë, pasi që e njëjta ka prezantuar pasaportë të falsifikuar të shtetit të Danimarkës”, thuhet në raportin e policisë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe të dyshuarit kanë kërkuar azil në Republikën e Kosovës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme