Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Berat, në lagjen “30-Vjetori”.
Mësohet se zjarri ka rënë në ballkonin një apartamenti në katin e tretë.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë duke shqyer derën e jashtme të banesës, pasi në njërën nga dhomat ndodhej një fëmijë në gjumë dhe në banesë nuk kishte asnjë njeri tjetër.
Pasi kanë nxjerrë vajzën jashtë banesës, zjarrfikësit kanë neutralizuar flakën e zjarrit dhe në një kohë të shkurtër e kanë fikur.
Në banesën në pronësi të shtetasit Ilir Mimani ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar.