Në bregdetin shqiptar brenda 24 orëve mbyten pesë persona

Tjetër fundjavë tragjike në bregdetin shqiptar.

Pas rasteve tragjike të dy javëve më parë ku humben jetën tre qytetarë nga Kosova si pasojë e mbytjes në det, një tjetër tragjedi e shoqëruar me pesë viktima, dy prej tyre shqiptarë të Kosovës e Maqedonisë, është regjistruar në këtë fundjavë, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë që pushuesit në bregdetin e Shqipërisë vijojnë të jenë në mëshirë të fatit dhe të dallgëve, pa asnjë shans shpëtimi në momentin kur bëhet fjalë për një person që rrezikon të mbytet.

Tre të rinj, dy vajza dhe një djalë, humbën jetën mesditën e së shtunës në një nga plazhet e Zvërnecit në Vlorë, në vendin e emërtuar Porto Nova.

Manuela Maraj 27 vjeçe, nga fshati Babicë e Madhe e Vlorës, Xhoana Cani 25 vjeçe nga Tirana, si edhe Beniamin Ferati 24 vjeç nga Tetova, janë viktimat e kësaj ngjarjeje që ndodhi rreth orës 14:30 të së shtunës në plazhin e Triportit në Vlorë.

Paraditen e së shtunës, një 14 vjeçar nga Vlora kishte humbur jetën mes dallgëve në plazhin te Shkolla e Marinës në afërsi të Ujit të Ftohtë. Ndërsa 24 orë më parë një 62-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në Durrës, pasi u mbyt në det duke çuar në katër numrin e personave nga Kosova si pasojë e mbytjes në det në një periudhë 10-ditore./Koha Ditore

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme