Në burg 27 banorë të Llojanit

Nga fshati kufitar Llojan i komunës së Likovës, për momentin në burgje gjenden 27 banorë. Ky fshat gjendet në vijën kufitare mes Maqedonisë dhe Serbisë dhe shërben si pikë ilegale transiti për emigrantët nga Siria, Afganistani, Iraku, Somalia dhe shumë vatra tjera të luftës për në vendet perëndimore, shkruan Gazeta Lajm. Pikërisht edhe shkaku pse 27 banorë të Llojanit gjenden në burgje është akuza për trafikim të emigrantëve. Shumica e tyre janë dënuar me nga 5-6 vite arrest. Prej Llojanit emigrantët dërgohen në Serbi, prej ku pastaj vazhdojnë rrugën për në Evropën Perëndimore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme