Në burgjet e Maqedonisë, aty ku ndihesh i dënuar me vdekje: 7 jetë të humbura në 2 vite

Ekzistojnë të dhëna se gjendja e burgjeve në Maqedoni është katastrofale dhe në kushte çnjerëzore. Kjo dëshmohet nga vdekjet që kanë ndodhur brenda dy viteve ku ndërruan jetë 7 të burgosur. Dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe, dyert e burgjeve janë mbajtur të blinduara për organizatat joqeveritare dhe për mediat.

Në njërin prej burgjeve të Maqedonisë në Shkup, pra burgu i “Shutkës” nuk ka ngrohje në këto temperatura të ulëta dhe një person rezulton të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tjetër rast është kur dy të burgosurë ndërruan jetë brenda 24 orëve pasi u transferuan për trajtim mjekësor në Klinikat e Shkupit. Në pritje të rezultateve të autopsisë, autoritetet përgjegjëse theksojnë se ishte ndërmarrë gjithçka për shërimin e tyre.

“Me kërkesë të prokurorit publik është kryer obduksioni, por duhet të bëhen edhe analizat mikroskopike dhe toksikologjike, rezultatet e të cilave rëndom vonohen dy javë. Pastaj duhet dorëzuar raportin mjekësor edhe tek Prokurori Publik, i cili do të tregoj se cilat kanë qenë shkaqet e vdekjes së dy të burgosurve”, deklaroi Aleksandër Stankov, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Avokati IxhetMemeti, është i vetmi institucion që aktualisht mund të ketë qasje në burgjet dhe qendrat korrektuese të Maqedonisë. Ai thotë se kushtet nëpër burgjet e vendit janë mizore dhe të papërshtatshme për njerëz. Lidhur me vdekjen e dy personave në dy ditët e fundit nga burgu “Idrizovës”, avokati

thotë se po heton rastin. Sipas tij, kjo është arsyeja që po ndodh blindimi i plotë i burgjeve ndaj mediave dhe opinionit publik.

Nga zyra e këtij institucioni thonë se këshillat e avokatit të popullit nuk merren parasysh; e po ashtu as ngritja e padive penale tek gjykata dhe prokuroria nuk merren në shqyrtim.

“Në tre vjetët e fundit nuk ka sistem të mirëfilltë të shëndetësisë dhe të sigurisë, në raste të ndodhjes së fatkeqësive, madje edhe humbjes së jetëve të burgosurve, janë mjaft shqetësuese. Qytetarët dhe i gjithë opinioni duhen shumë qartë të kenë informata, kërkojnë transparencë se çka ndodhi me këto raste që vetëm në vitin 2017 kemi tre vdekje, në rrethana të cilat për opinioni janë të panjohura”, tha IxhetMemeti, Avokat i Popullit.

Në burgjet e Maqedonisë, i keq dhe jofunksional rezulton të jetë dhe sistemi për mbrojtje shëndetësore sidomos për gratë. Grave të burgosura nuk u mundësohet kontrolli i rregullt në gjinekolog. Të dënuarat në repartin e grave në Idrizovë, edhe pse e kanë të garantuar me Kushtetutë të drejtën për mbrojtje shëndetësore, megjithatë, këtë të drejtë nuk e gëzojnë

Autorja Maria Georgievska që ka shkruar një dokumenti “Mbrojtja shëndetësore në burgjet e R.M”, ka konfirmuar këtë gjë.

“..Kanë pasur gjinekolog, por të njëjtit i ka mbaruar kontrata e punës dhe tani ende nuk kanë siguruar tjetër gjinekolog, po flas për burgun e Idrizovës, ku ka repart të grave. Në rekomandimet tona që i përcaktuam në bazë të analizave krahasuese, në raportet e avokatit të popullit dhe ato ndërkombëtare, ku vite të tëra kritikohen kushtet nëpër burgje, është konstatuar se nevojitet gjinekolog i cili do të jetë në dispozicion një herë në javë për t’i trajtuar pacientet”, Marija Georgievska, Autore e Dokumentit “Mbrojtje Shëndetësore e të Burgosurve”.

Nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut thonë se Drejtoria për zbatimin e sanksioneve nuk i vëzhgon burgjet për të parë nga afër gjendjen e mjerueshme të burgosurve. Këshilltari ligjor i këtij komiteti, Vojsllav Stojanovski, thotë se dy vdekjet e fundit të vitit të kaluar kanë ndodhur gjatë natës, kur nuk ka pasur mjek kujdestarë në burg.

“Ajo çka është me rëndësi, por nuk ekziston në burgjet tona është mbrojtja shëndetësore. Në disa burgje kemi vetëm një ndërrim të mjekëve nga ora 9 deri në 17, kurse në burgjet tjera, si në “Idrizovë” ka dy ndërrime, por nuk ka mjek 24 orë të pranishëm në burg. Kjo do të thotë se ndërrimi i natës mbetet pa asnjë mbrojtje shëndetësore të burgosurve”, deklaroi Vojsllav Stojanovski, Këshilltar ligjor nga Komiteti i Helsinkit.

Komiteti i parandalimit të torturave nga Këshilli i Evropës në 10 vite e fundit ka vizituar 7 herë Maqedoninë, edhe pse sipas rregullores së tyre duhej të vizitohet vetëm dy herë në një dekadë. Këtë, këshilltari ligjor Stojanovski e lidhë me shkeljen flagrante të drejtave të njeriut nëpër burgje.

Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në tetor dhe nëntor të viti që lamë pas, humbën jetën dy të burgosur, kurse javën e fundit u shënuan edhe dy vdekje të burgosurve në spitalet e Shkupit. Të ndjerit po vuanin dënimet në “Idrizovë”, për të cilët Instituti i mjekësisë ligjore ende nuk ka dalë me rezultatet e autopsisë për shkaqet e vdekjes së tyre. /tesheshi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme