Një bankomat është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar.
Sipas dëshmitarëve okularë, policia ndodhet në terren dhe aktualisht po kryen kontrollin në vendin e ngjarjes.
Bankomati në të cilën ishte vendosur eksplozivi ishte e Bankës NLB.