Ndërprerja e furnizimit me rrymë ka ardhur për shkak të një mosfunksionimi në vendbanimin Volkovë në Shkup, ku ka pasur ndërprerje të kabllos 10 kilovolt, për çka disa nënstacione në atë linjë kanë dalë jashtë funksionit.
Është normalizuar furnizimi me energji elektrike në pjesët e Shkupit që sot pasdite kanë mbetur pa energji elektrike për disa orë, njoftojnë nga “Elektrodistribucija”.
Ndërprerja e furnizimit me rrymë ka ardhur për shkak të një mosfunksionimi në vendbanimin Volkovë në Shkup, ku ka pasur ndërprerje të kabllos 10 kilovolt, për çka disa nënstacione në atë linjë kanë dalë jashtë funksionit.
Vendbanimet e Shkupit Gjorçe Petrov, Volkovë, Stopanski dvor, Vodno dhe Crnicë, si dhe disa fshatra të Shkupit kanë mbetur pa energji elektrike pasditen e sotme.