“Ne do ta mbrojmë shpirtin e kombit tonë”/ Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit: Do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese projektin e koncesionit!

Dhënia më koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit ka sjellë sërish reagimin e aktivistëve që janë bashkuar në mbrojtje të Parkut Kombëtar.

Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit ka protestuar sot duke kërkuar që Butrinti të mos jepet me koncesion.

Aulon Kalaja aktivist, tha se i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare dhe parlamentit të Shqipërisë i cili voton symbyllazi marrëveshjen dhe ua jep të huajve Butrintin.

“Ne do ta mbrojmë shpirtin e kombit tonë”, Butrintin tha Kalaja, në një deklaratë para portës së hyrjes së veprës së madhe historike.

Kalaja tha gjithashtu se kemi përgatitur nje dosje të cilën e kemi dërguar edhe në UNESKO por do ta dërgojmë edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Aulon Kalaja tha gjithashtu, se dekreti i presidentit do të kthehet në Komisionin e Ekonomisë në datën 12 korrik, ndaj ai fton qytetarët në Tiranë të martën në orën 10:00 t’i bashkohen protestës./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme