‘Ne do t’i vrasim të gjithë, askush nuk do të qëndrojë gjallë’, mesazhi kërcënues me bomba

Mbi 40 shkolla fillore në Mal të Zi kanë pezulluar mësimin pas mesazheve kërcënuese për bomba. Presidenti Millo Gjukanoviç dyshon se kërcënimet synojnë destabilizimin e vendit lidhen me votimin e qeverisë së re të Abazoviç ditën e enjte.

41 shkolla fillore janë mbyllur në Mal të Zi me urdhër të ministrisë së Arsimit pas disa raportimeve anonime për bomba.

Drejtoria e Policisë ka dërguar ekipet për inspektim nëpër shkolla, ndërsa është bërë evakuimi i nxënësve në Podgoricë, Tivar, Kotorr, Ulqin, Rrozhajë, Kolashin, Nikshiç, Berane, Bijello Pollje, Herceg Novi, Cetinje dhe Andrijevica.

Mesazhi kërcënues ka mbërritur në Komunën dhe Gjykatën e Tivarit.

 

“Në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba. Ne gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Do marrim hak, do vijmë në shkolla. Ne do t’i vrasim të gjithë. Askush nuk do të qëndrojë gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedhë gjak”, ishte mesazhi kërcënues.

Nga Podgorica kanë mbërritur ekipet speciale për të inspektuar objektet.

Presidenti i vendit Millo Gjukanoviç përmes një reagimi në Twitter i ka quajtur kërcënimet, tentativa për të destabilizuar vendin përpara votimit të qeverisë së re të enjten.

Gjukanoviç: Nuk duhet të lejojmë që procesi më i rëndësishëm i një shoqërie, siç është arsimi të vuajë për shkak të atyre që provokojnë emergjenca për të destabilizuar vendin përpara zgjedhjes së qeverisë së re. Siguria e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve, duhet të jetë prioritet absolut i shtetit dhe i çdo individi. Edhe njëherë bëj thirrje që të merren masat për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe për zbulimin e autorëve dhe organizatorëve të këtyre akteve.

Të enjten në Mal të Zi pritet që të votohet qeveria e re e udhëhequr nga shqiptaro-malazezi Dritan Abazoviç.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme