Në Drenoc të Rahovecit është duke u shënuar 24 vjetori i daljes në skenë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Pashtrikut.
Në këtë 26 prill 2022, bëhen 24 vjet, ku edhe u formua shtabi i tretë publik në nivel te Kosovës, pas atij në Drenicë e Dukagjin.
Në këtë ceremoni po marrin pjesë ish pjesëtarë të UÇK-së, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve si dhe figura të tjera nga inatitucionet lokale. Pjesëmarrës është edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, që bashkë me kryetarin e Rahovecit Smajl Latifi para manifestimit bënë homazhe tek përmendoret e të rënëve në luftën e vitit 1999.
Organizimi po vazhdon me fjalimet e pjesën kulturo artistike nga Organizata e Veteranëve të Luftës, dega në Rahovec.