Në Ferizaj hajni përleshet me pronarin e shtëpisë, plagosen të dytë

I dyshuari ka plagosur me armë zjarri pronarin e shtëpisë që po tentonte ta grabiste. Ndërsa, kanë reaguar familjarët, të cilët gjatë përleshjes kanë pësuar lëndime sikurse hajni.

Policia njofton për një rast që ka ndodhur dje rreth orës 3:30 në Ferizaj.

Sipas raportit të Policisë, një i dyshuar i maskuar dhe i armatosur kishte hyrë në shtëpinë e viktimës me qëllim grabitjeje.

Në momentin kur është vërejtur nga viktima, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke e plagosur atë.

Pastaj kanë reaguar dy familjarë të viktimës, të cilët janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari.

Njësitet policore kane intervenuar menjëherë duke e arrestuar te dyshuarin, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një revole “CZ”, 2 gëzhoja, 2 predha, një maskë dhe një palë dorëza.

Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Këtë rast Policia po e trajton si vrasje në tentativë dhe tentim grabitje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme