Disa menaxhrë të hoteleve të dyshuar se ishin pjesë e rrjetit të trafikantëve, që i dërgonte migrantët shqiptarë në Britani, janë arrestuar dje gjatë një operacioni policor në qytetin-port, Kale në Francë, kanë thënë autoritetet lokale.
“Është një hetim që po vazhdon tash e disa javë, lidhur me rrjetin e trafikantëve të shqiptarëve, që i kishin përdorë katër hotele në Kale”, i tha prokurori, Pascal Marconville, agjencisë AFP, duke e konfirmuar një raport në të përditshmen, La Voix du Nord”.
“Këto hotele nuk ishin pronë e shqiptarëve, por të njerëzve që qartazi dhe sipas hetimeve fillestare, i kishin pranuar shqiptarët për këtë rrjet të kontrabandistëve, me qëllim që t’i trafikojnë ata në Britani”, ka thënë prokurori Marconville.
Ky rrjet kishte ofruar “kalim të garantuar” vetëm për shqiptarët, me çmim prej 5 mijë e deri në 10 mijë euro.
“Derisa ne mendonim se po merreshim me një rrjet të shqiptarëve, duket se aty ishin të involvuar edhe sirianët dhe eritreasit”, tha Marconville.
Qyteti-port Kale në Francë, për vite të tëra ishte pikë e arritjes së migrantëve në përpjekjet e tyre për të kaluar në Britani.