Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit, transmeton lajmi.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet
32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s. /Lajmi.net/