Në Gjakovë, një grua rrihet në vendin e punës nga tre burra

Një rast i rëndë është shënuar dje në Gjakovë, saktësisht në një lokal në rrugën “Anton Çeta”, ku është rrahur një grua.

Policia thotë se gruaja ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre burra, në vendin e punës.

Policia ka arrestuar fillimisht të tre burrat, e më pas njërin e ka liruar. Ndërsa, gruaja ende vazhdon të marrë tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, transmeton Koha.net.

Policia madje nga të dyshuarit ka konfiskuar dy thika dhe një shufër metali të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.

Policia thotë se ende nuk dihen motivet rreth këtij rasti, por viktima ka treguar se kishte qenë në lokal duke punuar kur është sulmuar.

“Pas intervistimit dy të dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24 orësh.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme