Në Gjermani arrestohet shtetasi i Serbisë që kishte rrëmbyer një miliarder

Policia gjermane ka kumtuar se ka arrestuar një burrë, me shtetësi serbe, në lidhje me rrëmbimin e miliarderit Wuerth , që ka ndodhur para tri vjetësh, transmeton Koha.net.

Policia e qytetit Offenbach, siç përcjell tanjug, ka kumtuar se bëhet fjalë për shtetasin serb, 48 vjeçar, ndërsa detaje të tjera pritet të jepen sot gjatë ditës.

Markus Wuerth, i biri, kryesues i kompanisë “Wuerth elektrik” i Reinhold Wuerth, u rrëmbye në vitin 2015, afër Frankfurtit, ndërsa u lirua pa lëndime.

Në kohën kur u rrëmbye Markus kishte 50 vjet, ndërsa u gjet një ditë më vonë rreth 100 kilometra në juglindje të vendi ku ishte rrëmbyer.

Autoritetet mendojnë se për shkak të gjurmimeve të shumta policore, Markus u lirua, e shumën e kërkuar disa miliona euro, rrëmbyesit nuk arritën ta marrin dot pasi ajo nuk u dha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme