Komuna e Gjilanit ka organizuar festën tradicionale të falënderimeve “Darka e Lamës”.
Këtë vit pjesëmarrës në këtë darkë ishin edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë Ilir Meta, si dhe shumë figura të tjera të jetës politike.
Drejtor i Bujqësisë në Komunën e Gjilanit, Ramiz Ramadani, tha se i falënderohen Zotit për të mirat që ju ka sjellë këtë vit.
“Darka e Lamës është një festë e lashtë e falënderimit të Zotit për frytet e punës dhe të korrat e vitit. Nga një festë tradicionale e morri peshën që i takonte në vitin 2002 kur presidenti Ibrahim Rugova e shpalli festë shtetërore. Sot i falënderohemi Zotit për bereqetin që na e ka dhënë këtë vit, e nderojmë punën dhe angazhimin e secilit fermer për prodhime cilësore dhe rendimentet e arritura”, tha ai.
Po ashtu ai vitin 2017 e quajti si vit të mbarë ku në partneritet me USAID dhe komunën e Gjilanit këtij qyteti ju kanë shtuar 500 hektarë me vishnje.