Në Gjykatën e Apelit, seancë publike për rastin “Titanik 3”, ku të akuzuar janë ish funksionarë të BDI-së

Në Gjykatën e Apelit sot do të mbahet seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ismet Guri dhe Ejup Alimi. Lënda është hapur para shtatë vitesh nga ish Prokuroria Speciale Publike, ndërkaq vazhdon të zvarritet nëpër labirintet gjyqësore. Për rastin, janë zhvilluar dy gjykime. Gjykimi i parë, ka filluar në vitin 2018-të dhe pas dy vjet e gjysmë gjykim, Guri dhe Alimi u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg. Pas ankesës, në vitin 2021, Apeli e shfuqizoi aktgjykimin dhe gjykimi u kthye nga e para. Edhe në gjykimin e dytë, Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Gurin dhe Alimin me nga 3 vjet e gjysmë burg, por, sërish palët ankimuan vendimin. Gjykimin e lëndës kundër Gurit dhe Alimit e kanë ndjekur akuzat për ndërhyrje në gjyqësor me qëllim të zvarritjes së procesit. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme