Në Gjykatën Speciale është denoncuar edhe presidenti Hashim Thaçi

Data e largët 6 prill 2000 shënon komunikimin e fundit që autoritetet e drejtësisë së Kosovës kanë zhvilluar ndërmjet vete përkitazi me vrasjen e aktivistit të LDK-së nga Skenderaj, Haki Imeri. Familja e të ndjerit tash i është drejtuar Hagës nëpërmjet një shkrese, me të cilën është denoncuar edhe presidenti Hashim Thaçi.

Më 2 nëntor të vitit 1999, Haki Imeri ishte duke ecur prej shkollës në fshatin Vojnik, ku ai ishte mësues, në drejtim të shtëpisë së tij, në fshatin Turiqevc, kur ai është marrë nga tre persona që dyshohet të kenë qenë policë të UÇK-së. Një mik i Haki Imerit ishte duke ecur me të, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai pati deklaruar se të tre burrat i kishin thënë Imerit se duhej të shkonte me ta, për t’iu përgjigjur disa pyetjeve. E kishin futur në një veturë dhe ishin larguar nga zona. Rreth orës 19:00, familja e Imerit është informuar se ishte gjetur i vrarë…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme