Ora e parë e mësimit, me ç’rast duhej të flitej për pavarësinë e Kosovës, nuk vlente për shkollat e Graçanicës.
Në komunën e Graçanicës askush nuk ka shpjegime për këtë, me arsyetimin se Drejtoresha për Arsim nuk ndodhej aty dhe askush tjetër nuk ishte i autorizuar të fliste.
E në anën tjetër, dita vazhdonte me rrjedhën e zakonshme.
Banorët e Graçanicës vazhdojnë të mendojnë se 17 shkurti nuk u takon atyre për të kremtuar.
“Secili ka të drejtë të kremtojë çfarë të dojë. Mua pavarësia s’më duket gjë ngase unë e respektoj shtetin tim Serbinë”, ka thënë një qytetar.
“Kosova s’mund të jetë kurrë e pavarur ngase gjithmonë duhet të varet nga dikush si në të shkuarën. Mua më intereson të jetoj disi dhe pavarësia s’më duket me rëndësi. Çdo situatë e pazgjidhur si kjo e Kosovës është e keqe”, ka thënë një tjetër.
17 shkurti i 2018-ës është vetëm edhe një vit më shumë, i cili shqiptarët e serbët i gjen thellësisht të ndarë.
© KOHA.