Në Hungari garon një “pulë” në zgjedhjet e përgjithshme

József Tichy-Rács nuk është si kandidatët e tjerë në zgjedhjet e përgjithshme të prillit. Ai kandidon i veshur si pulë.

“Përse e bëj këtë? Unë mendoj se njerëzit në Hungari e kanë humbur besimin te politikanët njerëz, ndaj është e arsyeshme që t’ia japin besimin një pule apo një qeni”, thotë ai.

Partia e kandidatit të pavarur quhet “Partia e qenit me dy bishta” dhe është themeluar në vitin 2006. Ajo ka edhe kandidatë të tjerë që garojnë në zgjedhje, të veshur si gorilla apo babagjyshi i Vitit të Ri.

Emri i partisë, sipas Tichy-Rács vjen nga lumturia që shihet te një qen që tund bishtin, e partia e tij ka shumë gëzim, ndaj edhe vendosën që të dyfishonin metaforën.

“Ne jemi partia më serioze në historinë e politikës hungareze”, thotë kandidati “pulë”.

Mbledhja e 500 firmave për të kandiduar në kontenë Győr-Moson-Sopron nuk ishte e vështirë për të.

“Njerëzit më mbështetën në mënyrë të veçantë. Unë vetëm duhet të shkoja dhe të parashtroja premtimet e mia dhe ata firmosnin”, thotë ai.

Mes këtyre premtimeve është edhe ai për blerjen e karrigeve të reja, pasi ato ku ulen aktualisht deputetët nuk duken shumë të rehatshme. Ai thotë gjithashtu se do të zgjerojë shtratin e një lumi në Sopron dhe do të ndërtojë një gji në liqen, për të bërë të mundur që anije më të mëdha të hyjnë në qytet, në të mirë të ekonomisë lokale.

Kjo nuk është një lëvizje e pastër altruiste, sidoqoftë do t’i mundësonte Tichy-Rács të plotësonte një nga objektivat e tij: të shkonte në shtëpi me nëndetëse në përfundim të një dite të vështirë pune dhe do të donte madje edhe një “jacuzzi” në nëndetëse që të ndihej më mirë.

Duke folur në gjuhën politike, partia e tij do të donte të shembte demokracinë, sepse njerëzit janë të lodhur prej saj dhe do ta zëvendësonte me kratokracinë, një lloj rendi ku jo vetëm udhëheqësit e zgjedhur mund të vjedhin, por edhe klasa punëtore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme