Në Izrael ndalohet përcjellja përmes telefonit e të infektuarve me koronavirus

Gjykata Supreme e Izraelit e ka ndaluar agjencinë e inteligjencës së këtij shteti që të përcjellë vendndodhjen e të infektuarve me Covid-19 me anë të telefonit, deri sa të miratohen ligjet e reja.

Shërbimi izraelit i sigurisë së brendshme, “Shin Bet” kishte fituar fuqi shtesë në muajin mars, ku iu dha e drejta që në raste emergjente të përdorë teknologjinë për të përcjellur qytetarët.

Megjithatë, Gjykata Supreme ka vendosur tani se duhet të miratohet legjislacioni i ri, që kjo agjenci t’i ketë fuqitë e njëjta pas 30 prillit.

Gjykata ka konstatuar se kjo çështje ishte “thikë me dy tehe”, ku përdoren “mënyra te jashtëzakonshme dhe të dëmshme” kundër qytetarëve të pafajshëm, raporton BBC, transmeton KOHA.

“Zgjidhja e shtetit për të përdorur shërbimin e brendshëm të sigurisë për të monitoruar qytetarët e saj qe nuk bëjnë asgjë të keqe kundër shtetit, pa lejen e tyre, ngre çështje delikate dhe duhet të gjendet një alternativë tjetër më e përshtatshme”, është thënë nga Supremja.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme