Një 30 vjeçar malazez është arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
Sipas policisë, 30 vjeçari Albion Durakoviç kërkohej nga Interpol Paris pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune kishte dhënë masën “Arrest me burg”, për “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.
I riu i arrestuar në hyrje të Pikës Kufitare të Muriqanit dhe do të ekstradohet drejt Francës.
Njoftimi i policisë:
Kontrolle intensive nga Policia Kufitare për parandalimin e goditjen e krimeve ndërkufitare si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I akuzuar nga autoritetet franceze, për veprat penale Përdhunim dhe Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur, kapet në hyrje në PKK Muriqan dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimi në Francë, 30-vjeçari nga Mali i Zi.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Muriqan, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
A. D, 30 vjeç, banues në Mal të Zi.
30 vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Paris/Francë, pasi Gjykata e Tribunal Judiciaire De Bethune/Francë, datë 29.07.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Përdhunim” dhe “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur” parashikuar nga Kodi Penal i Francës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Parisin/Francë, për ekstradimin e 30-vjeçarit drejt Francës.