Në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen dy persona nga Gjermania dhe Italia! Për njërin prej tyre GJKKO ka caktuar “arrest me burg” për pastrim parash

Dy persona janë ekstraduar nga Gjermania dhe Italia, njëri prej i dënuar me 2.5 vite burg, ndërsa për tjetrin GJKKO ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për pastrim parash.


Nga Italia u ekstradua 18-vjeçari me iniciale F.M., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa personi që u ekstradua nga Italia është 50-vjeçari, me iniciale I. N., i cili ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Njoftimi: 

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.

Ekstradohet nga Gjermania një 18-vjeçar, i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim.

Ekstradohet nga Italia një 50 vjeçar pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg”

1-Në vijim të bashkëpunimit me strukturat homologe në Policinë gjermane, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u kryen procedurat për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit F. M., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë (të gjithë të mitur), kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

2-Gjithashtu po si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Romën, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, në drejtimin e Drejtorisë së Interpolit, u ekstradua nga Italia, shtetasi shqiptar I. N., 50 vjeç.

Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme