Muaji i Ramazanit ka filluar, me myslimanët të cilët do të agjërojnë nga lindja e diellit e deri në perëndim të tij. Por çfarë ndodh nëse jetoni në një vend ku dielli kurrë, pothuajse, nuk perëndon?
Myslimanët që jetojnë në Rrethin Polar Arktik do të përjetojnë kushtet më sfiduese për Ramazan, pasi ata mund të përjetojnë deri në 24 orë dritë dielli.
Njerëzit që agjërojnë nuk do të konsumojnë ushqim ose pije, duhan ose të përfshihen në ndonjë aktivitet seksual, prej kur dielli të lindë e deri në perëndim të tij.
Agjërimi përfundon me një ushqim të njohur si ‘Iftar’. Rreth 22% e popullsisë në botë, ose 1.6 miliardë njerëz, pritet që t’i bashkohen këtij rituali të shenjtë përreth botës, transmeton Gazeta Express.
Vendet duke përfshirë zonat si Lapland të Finlandë dhe Suedi mund të përjetojnë pak ose fare errësirë gjatë muajve të verës – që do të thotë se atje do të jetë pothuajse gjithmonë ditë.
Një familje ka ndarë përvojat se si e përjetojnë ata Ramazanin në Finlandë veriore, aty ku dielli perëndon vetëm për 55 minuta.
Muhamedi tha për AJ+: “Agjërimi fillon në 1:35 herët në mëngjes dhe do të përfundojë në 12:48 në mbrëmje. Kështu (agjërimi) do të jetë 23 orë e 5 minuta. Miqtë e mi, familjarët dhe të afërmit që jetojnë në Bangladesh, nuk mund të besojnë se mund të agjërojmë për më shumë se 20 orë”.
“Kështu kur dëgjuan se ne do të agjërojmë këtu për 23 orë ose 22 orë e gjysmë, ata thanë se është e pabesueshme, si mund t’ia dilni të agjëroni. Por disi (falë Zotit) mund t’ia dalim dhe do t’ia dalim”, tha ai.
Varësisht nga vendndodhja e një personi, agjërimi mund të zgjasë mes 16 dhe 19 orë në ditë. Koha dhe data e Ramazanit dhe agjërimit ndryshon çdo vit në relacion me kalendarin perëndimor, pasi ai është i përcaktuar sipas ciklit hënor.