Hoti i quan spekulime e johumane lajmet për emërim të ushtruesit të detyrës së kryetarit të LDK-së
00:00 – Spekulime të ulëta e trillime për qëllime të caktuara i ka quajtur Avdullah Hoti, lajmet që thonë se në LDK do të emërohet një ushtrues detyre i kryetarit të LDK-së, në pamundësi që Isa Mustafa të kryejë detyrat.
“Ka pasur disa informata johumane për gjendjen e kryetarit Mustafa. Ai ka një trajtim mjekësor, mirëpo edhe unë si shef i Grupit Parlamentar edhe nënkryetarët e partisë jemi në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin Mustafa”, ka thënë Hoti në Interaktiv të KTV-së.
“Z. Mustafa nuk është fizikisht në Prishtinë dhe është çështje mjekësore se kur ai do të jetë këtu, por janë spekulime të ulëta, jo njerëzore ato për emërim të ushtruesit të detyrës së kryetarit”, ka thënë Hoti.