Në Kodrën e Diellit edhe zyrtarisht ka nisur sot sezoni i skijimit

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Edhe pse pak me vonesë, megjithatë populli thotë, më mirë vonë se kurë. Sezoni turistik këtu në kodrën e Diellit, sot ia nisi, borë falë Zotit ka plot, por, nuk mungojnë edhe mysafirët, që madje kanë ardhur edhe nga shtete të tjera, që të kënaqen në këtë ditë të bukur, këtu në Kodrën e Diellit. Skiatorët shpresojnë se do ketë borë në të ardhmen që sezoni të zgjasë sa më shumë. Të njëjtën gjë e presin edhe drejtuesit e Kodrës së Diellit.

“Hera e parë që vijmë mirë shumë për mrekulli duket, vendi është i mirë”, tha një turist.

“Hera e parë që vij në skijim në kodrën e Diellit më pëlqen gjithçka përveç kolonës së gjatë”, shtoi një tjetër.

Fëmijët ishin ata të cilët më së shumti iu gëzuan borë dhe fillimit të sezonit të skijimit.

Gazetari: A të pëlqen Kodra e Diellit a u kënaqe?

“Shumë, shumë u kënaqa. Kam marrë ski. Shumë më pëlqen të skijoj dhe të gjuaj me topa bore”, tha një fëmijë.

“Super është shumë u kënaqa, i kam marr skiat. Shumë më pëlqen këtu, jam prej Kumanove”, shtoi një fëmijë tjetër.

Ditën e sotme, Kodra e Diellit punonte me kapacitet të plotë, ndërsa reshjet e paralajmëruara për ditët në vijim pritet të mundësojnë edhe skijimin e natës thotë drejtori Adem Avziu.

“Sot kemi kushte optimale për skijim. Filluam sezonin e skjiimjit dhe kemi vizitorë të shumtë. Si duket mezi është pritur të hapet sezoni në këtë ski qendër. Ne jemi të përgatitu ka paralajmërime edhe për reshje të reja normal sot dita e parë patëm ca pengesa të vogla por u mënjanuan gjitha. Gjithë skiliftat janë në funksion përveç Celipashinës sepse kishte mjegulla të shumëta por tani kemi diell dhe janë ndreq kushtetet dhe çdo moment pritet edhe ajo të lëshohet në funksion. Shpresoj në fundjavë të kemi edhe skijim nate”, u shpreh Adem Avziu Drejtor i Kodrës së Diellit.

Reshjet e borës dhe krijimi i kushteve për fillim të sezonit turistik në Kodër të Diellit, ka ndikuar në shtimin e numrit të mysafirëve, si nga vendi, po ashtu edhe nga shtetet fqinje. Interesimi për të vizituar Kodrën e Diellit në ditën e parë të hapjes së sezonit të skijimit, sot bëri që kolona e makinave të jetë e gjatë deri në pesë kilometra./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme