Në kohën e përgjimeve, Grabovci kishte dhjetfishuar pasurinë!

Në opinion kanë filluar tash e një periudhë të shpërndahen përgjimet e ushëheqësit të grupit parlamentar të PDK – së, Adem Grabovci. Përgjimet e publikuara deri më tani përfshijnë periudhën e vitit 2011/2012. Vetëm një vit më pas, në formularin e deklarimit të pasurisë, deputetit Adem Grabovci do t’i dhjetëfishohej pasuria, raporton Sakte.net

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë, pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet(PDK), Adem Grabovci, në vitin 2012 kishte arritur në mbi 1.6 milionë euro.
Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar 1 milionë e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMË dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në bankat në vlerë prej 21 mijë euro.
Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro.
Në vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro. Pesë vjet më vonë pasuria e Grabovcit ishte dhjetëfishuar, vit ky që përputhet me kohën e përgjimeve të bëra publike./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme