Në komunën e Qendrës për një javë janë hequr 103 vetura të parkuara ilegalisht

Për një javë në territorin e Komunës Qendër janë gjobitur 103 vozitës për parkim të kundërligjshëm të automjeteve dhe me këtë pengim të qarkullimit normal dhe të sigurt.

Siç bëjnë të ditur NP Parkingjet e Komunës Qendër dhe Komuna Qendër, nga data 5 gusht deri më 11 gusht të këtij viti, me ndihmën e mjeteve speciale “spider”, janë hequr 103 automjete të parkuara në mënyrë të paligjshme, të cilat kanë penguar qarkullimin normal dhe të sigurt të trafiku.

– JP POC dhe Komuna Qendër do ta zbatojnë këtë masë në vazhdimësi me qëllim të vendosjes së rregullit në komunikacion dhe problemin e parkimit të paligjshëm në parkingjet dhe rrugët komerciale dhe banesore në territorin e Komunës Qendër, thuhet në njoftim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme