Në Kosovë janë 113 persona të prekur nga sëmundja HIV

Në botë sot do të shënohet Dita Botërore kundër AIDS-it. Edhe në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Koordinatorja e organizatës “Integra”, Emel Ajdini, tha se deri më tani në Kosovë janë 113 raste me virus AIDS, pra që nga shfaqja e këtij virusi dekada më parë.

Ajo bëri me dije se organizata “Integra”, ka organizuar aktivitet për Ditën Botërore kundër AIDS-it, “Shëndeti im, e drejta ime”.

“Nëse duam t’i japim fund kësaj sëmundjeje duhet t’u japim të drejtë atyre që janë me këtë virus, qasje dhe të drejta në shëndetësi”, i tha ajo sot RTK-së.

Sipas saj, sa i përket vetëdijesimit për këtë virus, Ajdini deklaroi se në çdo vend të botës edhe në Kosovë është vështirë të kemi një matje. “Ka vetëdijesim, por presim që në vitet e ardhshme të kemi ndryshim për të mirë sa i përket vetëdijesimit për këtë sëmundjeje”, tha ajo.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme