Në Kosovë ka shumë mënyra se si shpërlahen paratë

Kosova ka ambient të përshtatshëm për korrupsion dhe pavarësisht deklaratave të autoriteteve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë, nuk ka pasur ndikim në ulje të korrupsionit, ka thënë ambasadori i Zvicrës, Jean Hubert Lebet.

Luftimi i pastrimit të parave bëhet me vullnet të pushtetit por kjo gjë nuk po ndodh në Kosovë, ka thënë ai, raporton KTV.

Kjo, sipas Lebetit, po shkakton frikë te prokuroria, gjykatat dhe policia e vendit.

“Nëse doni luftë efektive kundër korrupsionit, mos mendoni se vetëm ligjet e sjellin këtë por ju duhet ta luftoni nga maja e lidershipit. Keni policë, gjykatës e prokurorë të mirë por ata duhet të përkrahen fuqishëm haptas nga njerëzit që janë të ngarkuar me punë të shtetit, që ata ta dinë se mund të punojnë pa frikë apo ndonjë pengesë”, ka thënë Lebet.

Përfaqësuesja e UNDP-së tha se shantazhet janë dukuri tjetër që i pengojnë institucionet përgjegjëse për luftim të pastrimit të parave.

“Kemi rastet e shantazheve që mendoj se janë të rrezikshme dhe frikësojnë mundësitë që t’i bëjnë rastet e korrupsionit të dukshme. Në rastet e posaçme të krimit që po shohim tani ka të bëjë me zhvendosjen e fondeve që janë vjedhur jashtë shtetit. Andaj këto raste duhet të ndiqen penalisht që Kosova të bëhet më kredibile”.

Ndërsa drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare, Dardan Nuhiu, tregoi se ekziston një bashkëpunim me bankat për zbulimin e personave që bëjnë pastrimin e parave.

Për herë të parë publikuan raportin për tipologjitë e pastrimit të parave nga personat e ekspozuar politikisht.

Kosovarët, në masë të madhe, përdorin familjarët për të shpërlarë paratë, derisa zbulohen, ngase kompanitë kanë më shumë shpenzime sesa fitime dhe vazhdojnë të ekzistojnë ende.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme