Mediet serbe po vazhdojnë alarmet për gjoja rreziqet që vijnë nga Kosova pas arrestimit të Ramush Haradinajt në Francë me kërkesë të Serbisë, transmeton Koha.net .
Pas “rreziqeve” që këto media i kanë paraparë për ambasadat perëndimore të Serbisë dhe për personelin e tyre, ato sot kanë parashikuar “rrëmbime të politikanëve të Serbisë” në Kosovë.
Sipas gazetës së Beogradi “Veçernje novosti”, këto rreziqe e mundësi janë shpalosur përmes rrjeteve sociale nga ish – veteranë të UÇK-së disa nga të cilët, thotë gazeta, janë me origjinë nga Presheva e Bujanoci.