Koha e festave të fundvitit dhe parat shkojnë në masë të madhe, shpeshherë edhe pa u kontrolluar fare se mund të jenë të falsifikuara, shkruan Infokusi.com.
Kjo ka filluar të vërehet në mas të madhe kohëve të fundit ku para të falsifikuara janë kthyer prapë në treg nga një grupe mashtruesish.
Portali INFOKUSI ka siguruat këto dy bankënota, 50 dhe 20 euro të cilat janë të falsifikuara.
Pre e këtyre mashtrimeve ka rënë një shitës i marketit në qendër të Prishtinës.
Ai ka thënë për portalin Infokusi.com se brenda një dite ka rënë pre e dy mashtrimeve.
“E njoh atë që më ka mashtruar me këtë 20-she dhe po e pres deri ta shoh ose të tenton prapë të më kthehet në dyqan. Është dukuri që ditëve të fundit po përhapet. Ky që erdhi tani me këtë 50 euro të falsifikuar është klient i dyqanit tim edhe këtë e paska mashtruar dikush. Te dy këto para janë të falsifikuara”, ka thënë pronari i marketit duke mos dashur t’i përmendet emri as dyqani.
Sipas tij po flitet se janë duke qarkulluar me shumicë para te falsifikuara në Kosovë./Infokusi.com/