Në Kosovë rinia jeton si në parajsë, problem është vetëm vyshkja e gjetheve në vjeshtë!

Xhevdet Pozhari

Disa miq shkruajnë se të paktën në këtë vit jubilar, duhet të shkruajmë fjalë miradie dhe urime për pavarësinë. Kryesisht, janë njerëz që për standardet e Kosovës mund të quhen elitarë, kryesisht shkaku i financave.

Megjithatë, po provoj të mendoj se gjatë këtyre viteve politikanët nuk e dhjetfishuan pasurinë. Se spitalet shtetërore ofrojnë shërbime të atilla që krejt shtetasit e Ballkanit vijnë e presin në rend. Se arsimi është aq cilësor sa Harvardi është duke menduar ta hapë një degë në Kosovë. Se për nga mirëqenia jemi në konkurrencë të ngushtë me shtetet skandinave.

Pasaporta jonë është poaq e fuqishme sa edhe e shteteve tjera. Veriu i Kosovës kontrollohet plotësisht. Është hequr funkcioni i zv/ministrave dhe është përgjysmuar nr i këshilltarëve. Bordet mbushen me njerëz profesionistë. Dhe problem i vetëm mbetet vyshkja e gjetheve në vjeshtë ngaqë rinia jonë jeton si në parajsë.

Urime, Kosovë e shkretë!

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme