Mes tensioneve tejet të larta mes Rusisë dhe Perëndimit, në Krime është mbajtur një protestë kundër sulmeve të fundit ajrore në Siri.
Fotografive të Theresa May, Donald Trump dhe Emmanuel Macron u vu zjarr në sheshin kryesor të kryeqytetit të rajonit Simferopol, në gadishullin e aneksuar nga Vladimir Putin në vitin 2014.
Ruslan Balbek, i cili përfaqëson rajonin në Parlamentin rus, tha se në këtë tubim morën pjesën të rinj nga Krimea.
“Politika agresive e Perëndimit kundër kombit sirian, një shtet sovran, nuk është i pranueshëm. Por për fat të keq, sot ligji ndërkombëtar është tërësisht i shqyer. Ai zëvendësohet nga dominimi i vetëm një mendimi, vullnetit të Perëndimit”, tha Balbek.
Ndërkohë Eivaz Umerov, kreu i organizatës së Krimesë Tatar, tha se tre politikanët do të shkojnë në ferr për atë që bënë.