Në Kroaci prezantohet modeli Tesla

Në sheshin e luleve është organizuar një ngjarje argëtuese-edukative të quajtur “Kroacia: Vendi i Nikola Teslës”, për t’u prezantuar qytetarëve të arriturat e larta në fushën e-mobile.

Ngjarja u organizua nga kompania E.V.A. Blue nga Zagrebi, me partneritetin e Elektro-ekonomisë Kroate (HEP), të cilat kanë për qëllim promovimin dhe zbatimin e njohurive, inovacionit dhe teknologjive të reja, veçanërisht në fushën e e-mobile dhe burimet e energjisë së rinovueshme.

Tina Kolovrat, drejtoresha e kompanisë E.V.A. Blue nga Zagrebi, theksoi se fryma e Nikola Teslës, personazhi i të cilit është figura kryesore e ngjarjeve e të cilit, përfaqëson gjithçka të re dhe të mençur.

“Kemi vendosur që qytetarëve t’u prezantojmë atë që është më moderne, ndërsa këto janë automjetet elektrike”, ka thënë Kolovrat.

Qytetarët dhe vizitorët patën rastin të shohin dhe të provojnë automjetet e ndryshme elektrike të tipit Tesla, biçikletat elektrike dhe skuterët dhe zgjedhjet e tjera të reja që ofron e-mobile. Ishte ekspozuar edhe një ekzemplarë i stacioneve të mbushjes elektrike, të cilat ndodhen gjithnjë e më shumë në rrugët e Kroacisë.

“Pa infrastrukturë nuk ka automjete elektrike. Prandaj, ndihemi të kënaqur se HEP ka kuptuar këtë nismë tonën dhe është duke punuar në mënyrë aktive për vendosjen e stacioneve të mbushjes për makina elektrike”, tha Kolovrat.

Ajo aktualisht ka rreth 150 stacione të mbushjes në të gjithë Kroacinë, 90 prej të cilave janë të ashtuquajturat mbushëse të ngadalshme, thotë Kolovrat. Por gjendja është shumë më mirë se tre vjet më parë, kur Kroacia kishte vetëm tre stacione të tilla.

Janë ekspozuar tre modele të e-automjeteve Tesla, modelet X dhe S, të prodhuesit amerikan Tesla Motors, e cila për tregun e Evropës prodhohet në Holandë.

Vizitorët patën rastin të shohin automjetin Tesla, modelin X 90D i cili drejtohet nga jashtë përmes aplikacionit në celular. Makina mund të ngasë vetëm, të hapë derën dhe të kryej funksionet sikur të jetë shoferi ulur.

Skuterët e ekspozuar janë prodhuar me bashkëpunimin kroato-kinez, me atë që në Kinë janë prodhuar pjesët plastike, kurse ato mekanike në Kroaci. Biçikletat e ekspozuar janë prodhuar në Kroaci sipas liçencës të Ducati-t.