Në kulmin e sezonit në Mal të Zi, 92 për qind më pak turistë

Në Mal të Zi në kulmin e sezonit qëndrojnë pak më shumë se 15.000 turistë që është për 92 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e Organizatës kombëtare turistike.

Hotelierët dhe pronarët e apartamenteve turistike thonë se pothuajse i kanë përgjysmuar çmimet, me qëllim që të mbesin të paktën në zero pozitive.

Ata presin të kenë përfitim më të mirë në pjesën e mbetur të sezonit.

Në qytetin jugor të Malit të Zi Ulqin, hotelierët thonë se nuk kanë as pesë për qind të qarkullimit nga viti i kaluar. Qyteti i vjetër nuk ka qenë kaq i zbrazët me dekada.

Qyteti i vjetër i Ulqinit, përndryshe vendi më i vizituar gjatë muajve të verës, sivjet është tërësisht i shkretë. Pothuajse askush nuk kalon, restorantet janë të zbrazëta, ndërsa në muze nuk ka vizitorë, njoftojnë mediumet lokale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme